Në Komunën e Suharekëst është bërë dezinfektimi kundër etheve Hemoragjike-Krime Kongo, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Ai ka thënë se dezinfektimi është bërë si masë mbrojtëse.
“Dezinsektimi kundër etheve Hemoragjike-Krime Kongo, në Komunen e Suharekës u bë sot si masë mbrojtëse. Angazhimi ynë është serioz dhe ne po veprojmë brenda kapaciteteve tona”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook./Gazeta Enigma/