Arrestohen babë e birë, dyshohet se u rrahën mes vete, njëri përfundon në QKUK

Arrestohen babë e birë, dyshohet se u rrahën mes vete, njëri përfundon në QKUK

Babë e birë kanë përfunduar në pranga.

Kjo pasi këta të fundit dyshohet se patën një sulm fizik mes njëri tjetrit.

Sipas raportit të policisë deri te sulmi erdhi pasi burri dyshohet se e kishte sulmuar bashkëshorten e vet.

Më pas për t’i dalë nënës së tij në ndihmë, djali dyshohet se sulmoi fizikisht babanë e tij, me ç’rast i shkaktoi lëndime.

Prishtinë, 08.06.2024-18:40.  Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjtit janë përfshirë në sulme fizike ndaj njëri-tjetrit, për shkak se fillimisht i dyshuari-babai kishte sulmuar viktimën kosovare-bashkëshorten e vet, ndërsa i dyshuari-djali kishte ndërhyrë në mbrojtje të viktimës-nënës së vet duke e sulmuar të dyshuarin-babain, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Të dyshuarit-babait i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Gazeta Enigma

Related Articles