Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se është shtyrë afati për paraqitjen e provimit të maturës.
Të gjithë maturantët që për arsye të ndryshme nuk kanë aplikuar për të paraqitur provimin e maturës, këtë mund ta bëjnë deri më datë 12.06.2024 në ora 24:00, kurse afati i aprovimit nga shkollat deri më 13.06.2024 në ora 14:00.
Deri më tani, përmes platformës e-Kosova kanë aplikuar për provimin e maturës 17 mijë e 460 nxënës, kurse 15 mijë e 639 prej tyre janë konfirmuar nga koordinatoret e shkollave
“Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online”. – thuhet në njoftimin e MAShTI-t. /Gazeta Enigma