Policia gjermane beson se një grup prej 500 huliganësh serbë po planikifon të shkaktojë dhunë në ndeshjen e parë të Anglisë në “Euro 2024” të dielën.
Peter Both, shefi i policisë në Gelsenkirchen, tha se planifikojnë ta identifikojnë grupin para se ata të përleshen me mbështetësit e Anglisë në qytetin gjerman.
“Unë mendoj se sfida më e madhe për ne do të jetë identifikimi i grupeve të dhunshme, përçarëse në një fazë të hershme, për t’i ndarë ata nga tifozët paqësorë dhe që i binden ligjit, kjo do të jetë sfida jonë më e madhe”, tha Peter Both.
Rreth 40,000 tifozë anglezë pritet të udhëtojnë për të parë ndeshjen së bashku me 5,000 deri në 8,000 tifozë serbë.
Anglia luan me Serbinë të dielën në mbrëmje në orën 21:00 në Veltins Arena, e cila është shtëpia e klubit të Bundesligës, Schalke.
Më shumë se 1,000 oficerë policie gjermane do të jenë në detyrë të dielën, të mbështetur nga vëzhguesit e huliganëve, shkruan The Guardian.