Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para mbledhjes së qeverisë ka pritur në takim, ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.
Rreth këtij takimi, Kurti ka folur në fjalën e tij hyrëse në mbledhjen e qeverisë.
Kreu i qeverisë e ka quajtur Walkerin “njeri të jashtëzakonshëm”, dhe e falënderoi për kontributin e tij të madh për lirinë e Kosovës.
“Pata një takim me mikun e madh të Kosovës, William Walker. Ky njeri i jashtëzakonshëm ishte ai që e ngriti zërin për padrejtësitë mizoritë që po ndodhnin në vendin tonë. Me guxim dhe integritet, Wallker dhe misioni verifikues i OSBE-së dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj popullit të Kosovës. Raportet nga terreni shërbyen si një thirrje për ndërgjegje ndërkombëtare dhe nxitën reagimin e komunitetit ndërkombëtar. Ai angazhim dhe ato dëshmi ishin katalizatore që çuan në ndërhyrjen e NATO-s. Puna dhe përkushtimi i Wallkerit dhe ekipit të tij ishin thelbësore për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Andaj një falënderim i veçantë për të gjithë ato gra e burra të misionit verifikues në Kosovë të OSBE-së”, u shpreh Kurti.