Tash e tutje në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit ofrohen edhe shërbimet e Kardiologjisë Intervente, ku është shtuar Laboratori i Kateterizimit, raporton Gazeta Enigma.
Drejtoresha e Spitalit të Prizrenit, Narqize Aliu, tha se ky shërbim do të ofrojë mundësi për të shpëtuar jetë.
“Ky shërbim na ofron mundësi që të shpëtojmë jete. Reagimi adekuat dhe i shpejt është i rëndësishme në emergjencat kardiake. Pa ndihmën dhe përkrahjen e juaj nuk do të ishim këtu. Besojm që kjo punë dhe tërë përkushtimi yt për ngritjen e cilësisë në spitale është prezente”, tha ajo.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në vitin 2023 kanë pasur perfomancë rekorde të ndërhyrjeve.
“Kemi pasur mbi 4 mijë e 100 procedura të kryera, dhe mbi 2mijë e 500 vendosje të stentës. Suksesi varet shumë nga koha e ndërhyrjes. Shërbimi i ri do të mbulojë gjithë rajoni e Prizrenit. Do të ndihmoj që të shërojë jetë dhe do të ulë listën e pritjes. Shërbimi do të filloj sot. Adaptimi i hapësirë është investim nga MSH-ja që kap vlerën rreth 1 milion euro. Plani është përpiluar qysh në vitin 2018. SHSUK ka sigurua të gjitha materialet shpenzues mbështetje profesionale do të ofrohet nga SHSKUK-ja”, theksoi Kurti.