Qëndrim Ismajli, i është bashkuar KF Tiranës, të premten, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin për transferin e tij e dha vet klubi, ku ndër të tjera u theksua se Ismajli “ka qenë ndër më të dalluarit në kampionat”.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se mbrojtësi i majtë Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës.Mbrojtësi 25-vjeçar afrohet te Tirana nga kampionati i Kosovës, ku sezonin e fundit ka spikatur me Gjilanin, duke qenë ndër më të dalluarit në kampionat. Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje Ismajlit dhe suksese në aventurën e tij të parë në kampionatin shqiptar”, thuhet në njoftimin e KF Tirana.