Nuhiu: Ishte ndeshje me dy fytyra, kam dyshimet e mia tek goli i dytë i Prishtinës

Nuhiu: Ishte ndeshje me dy fytyra, kam dyshimet e mia tek goli i dytë i Prishtinës

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka komentuar humbjen 1:2 ndaj Prishtinës në kuadër të Superligës së Kosovës, duke e cilësuar ndeshjen si një përballje me dy fytyra.

Tekniku i Dritës pati edhe dyshime për golin e dytë të Prishtinës, duke ngritur pikëpyetje rreth vendimit të gjyqtarit dhe ndërhyrjes së VAR-it.

“Ndëshje me dy fytyra. Në pjesën e parë gjithçka ishte në favorin tonë, por në pjesën e dytë nuk na lejoi edhe kundërshtari. Prishtina na rrezikoi në goditje standarde. Kam dyshimet e mia tek goli i dytë, sepse u referua faul dhe pastaj reagoi VAR-i”, deklaroi Nuhiu për Sport1.

“Kampionati është i gjatë, të gjithë do të kenë mundësitë për të luajtur. Duke e ditur që kur e kemi humbur titullin kemi qenë nëntë pikë larg, kampionati është maratonë. Do të kemi pengesa gjatë rrugës, por do të tentojmë të afrohemi sa më shumë”, përfundoi Nuhiu.

Related Articles