Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij duket se do të garojnë me një force të re politike, tashmë që vulën e PD-së e gëzon Sali Berisha.
“Ne jemi të gatshëm tu ofrojmë shqiptarëve atë program elektoral që paraqitëm në kuvendin kombëtar, t’ua çojmë me alternativën tonë dhe me kandidatët më të mirë”, tha Endri Hasa anëtari i kryesisë se PD.
Përgjigje negative i ka dhënë ftesave të PD-së së Berishës për bashkim.
“Unë jam konsekuent në qëndrimet e mia, unë kam thënë pas 8 janarit që nëse është partia e tyre nuk është partia ime, dhe unë do ti qëndroj çdo gjëje që kam thënë në të shkuarën”, tha Hasa.