Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se tuneli i Llogarasë do të hapet për qarkullim nga 5 korriku, raporton Gazeta Enigma.
Ai këtë e bëri të ditur përmes një video në Facebook, ku ka paraqitur pamjet aktuale të tunelit.
“Tuneli i Llogarasë, 5 korrik 2024”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tuneli në jug të Shqipërisë pritet ta shkurtojë rrugën Dukat-Palasë nga 30 minuta në vetëm shtatë minuta.
Ky tunel pritet të ketë gjatësi rreth 6 kilometra.