Aelanca për Ardhmërin e Kosovës ka premtuar pagë mersatare mbi 1000 euro e pagë minimale 450 euro, pasi sot grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028, diskutoi programin për Ekonominë dhe Sigurinë Sociale, njofton Gazeta Enigma.
Grupi gjithashtu miratoi disa qëndrime të tjera programore, prej të cilave janë si vijon:
1. Paga minimale 450 euro;
2. Paga mesatare në sektorin publik mbi 1000 euro;
3. Vlera nën pagën minimale nuk tatimohet;
4. Revitalizim i plotë i kapacitetve energjetike;
5. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore;
6. Granti i katërt për Komuna, miratimi i Ligjit për Financat Lokale;
7. Burimet njerëzore – Subvencionimi i pagave të sektorëve deficitar;
8. Orari fleksibil në punë në sektorin publik;
9. Domain i veçantë i Kosovës – Pavarësia digjitale;
10. Zhvillimi i industrisë së Turizmit, duke përfshirë agroturizmin dhe turizmin shëndetësor;
11. Kosova nyje logjistike në Ballkanin Perëndimor;
12. Krijimi i klimës së sigurisë për investimet e huaja;
13. Dyfishim i buxhetit brenda mandatit qeverisës.
“Në ditët në vijim do të identifikohen prioritetet programore të Aleancës në sektorë të ndryshëm, siç janë: Shëndetësia, Arsimi, Siguria, Bujqësia, Diaspora”, thuhet në komunikatën e AAK-së. /Gazeta Enigma