Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, është shprehur i bindur se kryeministri Albin Kurti, do t’i humbas zgjedhjet e ardhshme kurdo që mbahen ato.
Sipas Halitit, kjo për faktin se populli i Kosovës, është ngopur nga gënjeshtrat e kësaj qeverie, dhe me politikat të cilat thotë e lanë Kosovën pa progres.
”E sigurt që Albini do t’i humbë zgjedhjet kurdo që mbahen”, ka deklaruar ai për gazeta Blic.
”Besoj që populli është ngopur nga gënjeshtrat e qeverisë e politikat që Kosovën e kanë lënë në vend numër 0, pa integrime, pa zhvillim ekonomik dhe tani e një vit me sanksione nga BE”.
Madje ai përmendi edhe një fakt tjetër, sa i përket këndit opozitar.
”Siç e dimë të gjithë, fronti opozitar akoma s’është i bashkuar, prandaj edhe Albini po vazhdon me lojë fjalësh”.
”Nëse duam fitore duhet aksion demokratik duke i përdorur të gjitha mjetet e veprimit që lejon ligji e praktikat civile të veprimit”.