Pejë: Babai pëson lëndime trupore pasi i biri e shtyu nga shkallët

Pejë: Babai pëson lëndime trupore pasi i biri e shtyu nga shkallët

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur gjatë ditës para tri ditësh në Pejë. Siç bën të ditur Policia e Kosovës, një person ka raportuar  dje se djali i tij e ka sulmuar fizikisht duke e shtyrë shkallëve të shtëpisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, mirëpo ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Me rastin po merret prokurori përkatës.

“Pejë 16.06.2024-07:00. Me 18.06.2024 viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht duke e shtyre, me ç’rast i njëjti është rrezuar shkallëve të shtëpisë. Si pasoj, i njëjti kishte pësuar lëndime trupore, mirëpo ka refuzuar tretmanin mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë. 

Related Articles