Thirrjet e shqiptarëve dhe kroatëve “zemërojnë” serbët, do të kërkohen dënime të ashpra ndaj dy federatave

Thirrjet e shqiptarëve dhe kroatëve “zemërojnë” serbët, do të kërkohen dënime të ashpra ndaj dy federatave

Shqipëria dhe Kroacia kanë barazuar në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Euro 2024.

Tifozët shqiptar bashkë me ata kroatë duket se gëzojnë raporte të mira mes vete pasi u panë duke festuar së bashku edhe para se të fillonte ndeshja.

Në mes dy tifozërive nuk pati asnjë incident.

Mirëpo, thirrjet që këta të fundit bënë nga tribunat, ka mundësi që t’u sjellin gjoba dy federatave, asaj shqiptare dhe kroate.

Në tribuna u dëgjuan thirrje të ndryshme, mes të cilave edhe ajo që bënte thirrje për “vrasjen e serbëve”.

Për këtë ka ardhur një reagim jozyrtar nga Federata e Futbollit të Serbisë (FSS), e cila pritet t’i kërkojë UEFA-s dënimet më të ashpra të mundshme për federatat kroate dhe shqiptare të futbollit, tha sekretari i përgjithshëm i FSS-së, Jovan Shurbatoviq.

“Skandaloze. FSS do t’i kërkojë UEFA-s të marrë sanksione, me çmimin e mos vazhdimit të Evropianit. Kjo kërkon sanksionet më të rënda me një shënim, në mënyrë që të mos ndodhë më”, tha Shurbatoviq për radiotelevizionin publik serb. /Gazeta Enigma

Related Articles