Policia në Prishtinë ka pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbashqe.
Në një përgjigje për Gazetën Enigma, policia tha se zyrtarët e saj menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë”, thuhet në përgjigje.
Ende nuk ka informata nëse policia ka hasur në këtë mjet deri më tani. /Gazeta Enigma