Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Bëhet e ditur se një 21-vjeçar, duke drejtuar veturën ka përplasur një 28-vjeçare, shkruan Abcneës.al.
Policia ka bërë të ditur se vajza ka pësuar lëndime trupore dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet tutje në njoftim.