Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot grupin e ekspertëve në leminë e arsimit, ku diskutuan për disa nga prioritetet që pritet të përfshihen në programin zgjedhor të kësaj partie.
Pas këtij takimi, AAK-ja doli me 14 zotime në fushën e arsimit, ku tha se në programin zgjedhor të tyre do të përfshihet rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50 për qind.
Po ashtu, AAK-ja premtoi se do të ketë rritje të buxhetit për arsim në 6 për qindtë GDP-së, e po ashtu edhe përmirësim të infrastrukturës fizike, duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore.
Prioritetet e AAK-së në leminë e arsimit që pritet të përfshihen në programin zgjedhor 2025-2028 janë si vijon:
- Sfidat në sistemin arsimor të Kosovës e determinojnë një reformë thelbësore te këtij sektori;
- Rritja e buxhetit për Arsim në 6% të GDP-së;
- Rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50%;
- Përmirësimi i infrastrukturës fizike duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore;
- Trajtimi në mënyrë të barabartë të universiteteve publike dhe private përmes monitorimit të performancës;
- Profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë dhe pavarësimi financiar i tyre;
- Tekste falas për arsimin parauniversitar;
- Arsimi gjithëpërfshirës dhe garantimi i kuadrit profesional për fëmijët me nevoja të veçanta;
- Rregullimi me ligj i arsimit plotësues në diasporë;
- Negocim i kontratës së re kolektive me sindikatat e arsimit dhe palët tjera të interesit;
- Trajnimet e vazhdueshme falas për të gjithë mësimdhënësit;
- Certifikimi dhe akreditimi i instituteve shkencore dhe krijimi i mundësisë për gjenerimin e të hyrave vetanake;Rritje të sigurisë në shkolla;
- Mbështetje të programeve për arsimin profesional sipas nevojave të tregut