Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i ka shprehur ngushëllime familjes së të riut 17-vjeçar që vdiq pas një vetaksidenti në Rahovec.
“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni me motoçikletẽ e të riut 17 vjeçar, Adonis Raba nga Rahoveci, nxënës i klasës së 11-të në ShML “Xhelal Hajda – Toni”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook, duke shpërndarë edhe një fotografi të viktimës.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raba! Ngushëllime shoqërisë, mësimdhënësve e drejtoreshës së ShML “Xhelal Hajda – Toni”! Adonisi pushoftë në paqe!”, shtoi kryetari. /Gazeta Enigma