Skenë e rëndë, forcat izraelite lidhin mbi automjet një palestinez të plagosur

Skenë e rëndë, forcat izraelite lidhin mbi automjet një palestinez të plagosur

Trupat izraelite lidhën një palestinez të plagosur, Mujahed Azmi, mbi pjesën e përparme të një automjeti ushtarak gjatë një bastisjeje në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Jeninit, tha ushtria të dielën, duke pranuar se ushtarët kishin shkelur procedurat operacionale.

Pamjet e incidentit, që ndodhi të shtunën, janë bërë virale dhe tregojnë Azmiun, një banor në Jenin të lidhur horizontalisht në kapakun e një automjeti ushtarak teksa kalonte nëpër një rrugicë të ngushtë.

Ushtria tha se palestinezi u plagos gjatë një “operacioni kundër terrorizmit” të nisur për të kapur të dyshuarit e kërkuar.

“Gjatë një shkëmbimi zjarri mes trupave dhe militantëve, një nga të dyshuarit u plagos dhe u kap”, tha ushtria në një deklaratë.

Familja e Azmit tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ai u plagos gjatë një sulmi izraelit. Kur familja kërkoi një ambulancë, ushtarakët morën Azmiun, e lidhën me mbi makinën e tyre me katër rrota dhe u larguan.

Deklarata ushtarake shtoi: “Në shkelje të urdhrave dhe procedurave standarde të operimit, i dyshuari u kap nga forcat ndërsa ishte i lidhur në majë të një automjeti. Sjellja e forcave në videon e incidentit nuk përputhet me vlerat e IDF. Ngjarja do të hetohet dhe do të trajtohet në përputhje me rrethanat”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se i plagosuri është transferuar për mjekim në Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze. /Gazeta Enigma

Related Articles