Vdes aktori i “Piratët e Karaibeve”, e sulmoi një peshkaqen

Vdes aktori i “Piratët e Karaibeve”, e sulmoi një peshkaqen

Ka ndërruar jetë, legjenda e sërfit, Tamayo Perry, i cili dikur është shfaqur në një film të “Piratëve të Karaibeve”.

Vdekja e tij ka ardhur si pasoj e sulmit nga një peshkaqen në brigjet e Oahu.

49 vjeçari u gjet i vdekur në plazhin Malaekahana.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, atij i mungonte një krah dhe një këmbë.

Personeli i Sigurisë së Oqeanit bëri paralajmërime për peshkaqenët në zonë pas sulmit.

Perry lindi në vitin 1975 dhe u rrit në anën lindore të Oahu dhe bëri karrierën e tij në North Shore, si një sërfist profesionist dhe më vonë si roje shpëtimi. /Gazeta Enigma

Related Articles