Shpërthim në portin e Sarandës, vdes një person

Shpërthim në portin e Sarandës, vdes një person

Një person ka vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në portin e Sarandës.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur 100 metra larg portit, në një anije ku ka shpërthyer bombola e oksigjenit, dhe personi i cili do të zhytej në ujë ka mbetur i vdekur, shkruan TopChannel.

Raportohet se në këtë anije ishin dy persona.

I plagosuri u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve.

Viktima është shtetas i huaj, por që nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Hetimet kanë filluar për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje tragjike, 

Related Articles