Dimal Basha i reagon Stanos për raportin e Banjskës: Skuqu pak, Radojçiqi e ka pranu me gojë t’vet!

Dimal Basha i reagon Stanos për raportin e Banjskës: Skuqu pak, Radojçiqi e ka pranu me gojë t’vet!

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, sot në një konferencë për media tha se  “autoritetet e Kosovës ende nuk kanë dorëzuar një raport lidhur me hetimet në Banjskë”.

Deklarata e tij ka nxitur reagim të ashpër, nga deputeti i VV’së, Dimal Basha, i cili Stanon e ka quajtur “hajgarexhi”.

Ai ka shtuar se Radojçiqi “e ka pranuar me gojë të vet”.

“Kqyre këtë hajgarexhinë, Për Kosovën masa pa asnjë arsye, e kurrfarë raporti! Për Serbinë asnjë masë per sulmin terrorist, sepse po presin raport, edhe pse Radojçiçi e ka pranu me gojë t’vet!”

Në fund Basha ka shkruar: “Bile skuqu pak, se mu po m’vje marre për ty!”

Related Articles