Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të takimit në Bruksel ka deklaruar se ka kërkuar që të plotësohen tri kushtet e vëna nga ai për të mundësuar zhvillimin e një takimi trepalësh në Bruksel.
Ai po ashtu ka përmendur edhe vrasjen e rreshterit Bunjaku në Banjskë, duke thënë se ai nuk mund të ngjallet, por se Serbia mund ta dorëzojë Radoiçiqin.
“Dorëzimi i kryekriminelit dhe bandës së tij te autoritetet të Kosovës – s’mund ta ngjallin rreshterin Bunjaku por Serbia mund ta dorëzojë Radoiçiqin”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, ai ka folur edhe për dy kushtet e tjera që janë formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve dhe tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023.