Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me të dyshuarën femër kosovare pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare, raporton Gazeta Enigma.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.