Më herët gjatë ditës, u raportua lidhur me një sherr fizik mes disa vajzave, në parkingun e “Albi Mall”, në Veternik.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.
Në pamjet e siguruara shihet se, teksa sherri eskalon në hedhje uji dhe përfshirje edhe të personave të tretë, pamundësohet ndarja e vajzave.
Burime të Indeksonline pohojnë se shkak i këtij konflikti fizik ka qenë lidhja e njërës prej vajzave, me të dashurin e njërës prej sulmuesve.
Sherri ishte aq intensiv sa që njëra prej vajzave madje është gjakosur nga goditjet.