Policia e Kosovës ka arrestuar në Viti një burrë i cili e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten, e cila ishte me “urdhër mbrojtës”.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, ndërsa arrestimi i burrit u bë të premten, sipas njoftimit të Policisë.
Siç ka njoftuar Policia, burri ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rast për “dhunë në familje” në 24 orët e fundit pati edhe në Gjilan, Prizren e Gjakovë.