Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell është shprehur se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord të shkojnë në Bruksel.
Kjo dakordësi e tyre vije për të vetmin qëllim, për të përpunuar hapa konkretë për të zhbllokuar zbatimin e dialogut.
Më tej, në një shkrim në EEAS, Borrell tha se për herë të parë,BE-ja ka vendosur një kornizë të qartë për të ardhmen e procesit. Por që sipas tij, zbatimi i saj ende nuk ka filluar seriozisht dhe të dyja palët mbajnë përgjegjësi për mospërmbushjen e asaj që kishin premtuar se do të bënin më shumë se një vit më parë.
“Fatkeqësisht, takimi i Dialogut të kësaj jave nuk solli ndonjë përparim në zbatim. Diskutimet ishin të vështira si kurrë më parë dhe në fund nuk pati as një takim kokë më kokë mes Presidentit dhe Kryeministrit. Serbia ishte e gatshme të takohej, por Kosova më kërkoi që të kaloja një sërë parakushtesh. Aktualisht, qëndrimet e dy palëve mbeten shumë larg njëri-tjetrit. Megjithatë, puna do të vazhdojë: Kryenegociatorët e Palëve ranë dakord të vijnë në Bruksel javën e ardhshme për të përpunuar hapa konkretë për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes”, shprehet Borrell. /Gazeta Enigma