Të hënën një person ka tentuar të vetëvritet në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas kësaj në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë, të cilët kanë arritur ta parandalojnë rastin.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 15:40 policia ka pranuar informatën dhe menjëherë të gjitha njësitë e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para janë ngritur për një tentim vetëvrasje të një personi nga një ndërtesë e lartë, ndërkohë që, policia e përkrahur edhe nga ekipe të zjarrfikësve po ndërmerr hapat e duhur me qëllim parandalimin e pasojave të mundshme nga ndonjë veprim i pakontrolluar të personit në fjalë.
Informacion shtesë:
Rreth orës 18:00 njësitet e specializuara të policisë kanë arritur të depërtojnë në objekt dhe parandalojnë pasojat e rënda për jetën e këtij personi.
Aktualisht ekipet mjekësore po i ofrojnë trajtimin e nevojshëm.
Gjithçka është vënë nën kontrollë.