Rruga Thumanë-Kasharë, tashmë është hapur për qarkullim, autostradë kjo që cilësohet si autostradë e Kategorisë A e Bashkimit Evropian.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Autostrada paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier
“Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që po brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren”, shkruan Rama. /Gazeta Enigma