Kutinë e qelqit me para për bamirësi, një burrë në Rahovec e vodhi andaj policia po e kërkon.
Ndonëse rasti kishte ndodhur në fund të muajit mars, policia pavarësisht angazhimit nuk kanë arritur ende ta identifikojnë, personin që vodhi paratë bashkë me kutinë.
Andaj Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët në identifikimin e tij.
“Me datën 30.03.2024, në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar rasti i vjedhjes së një kutie qelqi me para të destinuara për bamirësi, në një barnatore në qytetin e Rahovecit. Policia menjëherë ka filluar me veprime hetimore, me ç’rast edhe janë siguruar fotografi të personit të dyshuar”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët: kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë)”, thotë policia. /Gazeta Enigma