Shumë liderë, figura të njohura e personalitete të shquara kanë reaguar për vdekjën e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare.
Gjatë tërë ditës është përkujtuar jeta dhe vepra e tij, derisa janë ngushëlluar të afërm të të ndjerit.
Për vdekjen e Kadaresë, disa fjalë i pati edhe Mehmet Kraja, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
“Sot është ditë zie për letërsinë, por janë edhe çaste të mburrjes dhe krenarisë”.
“Rrugë të mbarë për në amshim, mik i çmuar!”, ka thënë Kraja në Facebook. /Gazeta Enigma