Kosova do të ulë flamurin e saj në gjysmështizë, pasi e mërkura do të jetë ditë zie në vend.
Kjo vjen në nderim të shkrimtarit më të arritur shqiptar, Ismail Kadare.
Lajmin për Gazetën Enigma e kanë konfirmuar nga Zyra e Presidencës së Kosovës.
Gjithashtu, e para e vendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kadaresë. /Gazeta Enigma