Kosova do të marrë pjesë në lojërat olimpike “Parisi 2024”.
Ekipit të Kosovës në këto lojëra do t’i shtohen edhe dy notarë të rinjë, Hana Beiqi dhe Adell Saboviq.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Të dy notarëve u janë konfirmuar ftesat e univerzalitetit nga Federata Botërore e Sporteve të Ujit, falë më së shumti pikëve të FINA-s gjatë procesit kualifikues”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës. /Gazeta Enigma