Bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita Lekaj, është një nga përkrahëset më të mëdha të mesfushorit shqiptar.
Këtë e ka dëshmuar edhe me postimin e fundit, marrë parasysh që Zvicra pritet të takohet me Les Blues sonte (e hënë) nga ora 21:00.
Ajo ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, ku shfaqet duke mbajtur në krah vajzën e porsalindur dhe në anën tjetër fëmijën e tyre të parë.
Në imazhet që ka ndarë me mbi 180 mijë ndjekësit, Leonita së bashku me të bijat pozon me fanellën e futbollistit që mban numrin 10.
“Të duam Granit Xhaka”, ka shkruar ajo duke uruar dhe shpresuar që të kalojnë në çerekfinale.
Futbollisti shqiptar që përfaqëson Helvetikët në një prononcim të dhënë theksoi se ata kanë shumë përvojë dhe se duan të shkruajnë historinë.
Ndryshe, Zvicra dhe Franca takohen në Arena Nationala në Bukuresht e që njëherësh pritet të jetë një sfidë shumë interesante.