Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka bërë të ditur se numri i palestinezëve të vrarë gjatë luftës pothuajse nëntëmujore ka kaluar shifrën 38,000.
Kjo ministri tha se në 24 orët e fundit, në spitale janë dërguar trupat e 58 viktimave, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave të arrijë në 38,011.
Po ashtu, autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës thanë se më shumë se 87,000 persona janë plagosur gjatë luftimeve.
Shumica e viktimave thuhet se janë gra dhe fëmijë.
Lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit.
Nga sulmi i paprecedent i Hamasit, në Izrael u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.