Ish-kapiteni i Kosovës U21, Eris Abedini, ka nënshkruan me Ballkanin e Suharekës për tri vite.
Abedini karrierën deri më tani e ka zhvilluar në Zvicër me disa klube, ndërsa për 25-vjeçarin do të jetë paraqitja e parë për klubet kosovare.
Abedini së fundi ishte te Xamaxi në kategorinë e dytë helvetike, ndërsa ka luajtur edhe për Winterthurin, Chiasson, Wilin, Luganon.
Ai ishte edhe te Granada në Spanjë, por nuk depërtoi në ekipin e parë, shkaku i dëmtimeve.
E ka edhe një paraqitje për ekipin A të Kosovës.