Kryeministri hungarez, Viktor Orban do të takohet nesër në Moskë me Vladimir Putin.
Orban do të shoqërohet nga ministri i jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto, raporton evropaelirë, duke cituar një burim të paidentifikuar të qeverisë hungareze.
Vizita e raportuar vjen disa ditë pasi Orban i kërkoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të konsideronte një armëpushim për të përshpejtuar përfundimin e luftës me Rusinë.
Orban, i cili është një kritik i hapur i ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën dhe ka marrëdhëniet më të ngrohta se çdo lideri tjetër i BE-së me Putinin, zhvilloi bisedime me Zelenskyn gjatë udhëtimit të parë në Kiev në më shumë se një dekadë.
Udhëheqësi ukrainas tha se i kërkoi liderit ukrainas të mendonte për një armëpushim përpara samitit ndërkombëtar që Kievi shpreson të mbajë më vonë këtë vit.
Hungaria në shumë raste ka bllokuar ndihmat e Bashkimit Evropian për shtetin ukrainas dhe se haptazi është kundër dërgimit të mundshëm të trupave ushtarake të NATO-s në Ukrainë.