Një incident interesant ka ndodhur në Zveçan, ku një shofer ka goditur me veturën e ti një shtyllë të metalit, ndërkohë që shtylla ka rënë mbi një veturë tjetër, njofton Gazeta Enigma.
Rasti në polici u lajmërua nga pronari i veturës së dëmtuar, ndërkohë që personi që goditi shtyllën ka ikur bashkë me veturën e tij.
Krejt kjo ndodhi të mërkurën, në rrugën “Mbreti Pjeter”, sipas raportit 24-orësh të policisë. /Gazeta Enigma