Një grua ka raportuar në polici se vjehrra e saj nuk po e pranon në shtëpi dhe para disa ditësh e kishte rrahur.
Policia ka bërë të ditur se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.
“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, nuk është duke e pranuar në shtëpi dhe para disa dite e kishte sulmuar fizikisht”.
“Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.