Këngëtari Valon Shehu është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.
Siç raportojnë mediat në vend, ai ra në prangat e Policisë për posedim të drogës.
34-vjeçari është prangosur mbrëmë në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi fillimisht u ndal nga Policia për kontroll dhe verifikim, pasi i njëjti kishte kryer kundërvajtje në trafik.
Raportohet se Shehut pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë i është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë.
Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.
Kujtojmë që Shehu ka qenë edhe pjesë e Big Brother VIP Albania.