Personi që u godit për vdekje në Prizren, ishte artisti Abdul Zeman

Personi që u godit për vdekje në Prizren, ishte artisti Abdul Zeman

Një 64-vjeçar u godit për vdekje nga një veturë në Prizren.

Viktima u godit rreth orës 17:40, në vendkalimin për këmbësor që ndodhet në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 18:00, nga patrulla e cila ishte në emergjencë është njoftuar se viktima (mashkull 64 vjeç) ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë” tha Gashi.

Related Articles