Mot me diell në Kosovë, temperaturat mbi 30 gradë Celsius

Mot me diell në Kosovë, temperaturat mbi 30 gradë Celsius

Sot në Kosovë do të mbaj mot kryesisht me diell.

Kështu njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.

“Mot kryesisht me diell.Vranesira parashihen rreth maleve , ku vende-vende mund të ketë edhe ndonje rigë të dobët”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Enigma

Related Articles