Dy kamionët e djegur në veri janë të biznismenit shqiptar, punon që 20 vite atje

Dy kamionët e djegur në veri janë të biznismenit shqiptar, punon që 20 vite atje

Dy kamionë u dogjën në orët e para të së martës në Mitrovicë të Veriut, ndërsa zjarri prej tyre dëmtoi edhe një veturë udhëtarësh.

Rasti ka të bëjë me zjarrvënie të qëllimshme, teksa mësohet se kamionët e djegur i përkasin biznismenit që operon që 20 vite në pjesën veriore.

Menagjeri i magazinës së kompanisë “Eli 1”, në një deklaratë për media lokale, ka thënë se nuk kanë pasur probleme të tilla mëherët, teksa shton se kjo ndodhi vetëm i ka shtyrë ata që të punojnë më shumë.

“Asnjëherë probleme nuk kemi pasë, kjo kompani ka 20 vjet që punon në këtë pjesë. Edhe për neve është e çuditshme se në çfarë motivi dhe rrethana ka ndodhë”, ka thënë ai.

Related Articles