Një ditë më parë Jakup Krasniqi nuk është lejuar që të hyj me kollare në sallën ku po gjykohej.
Aryset nuk ishin të qarta se pse i’u bë kjo ndalesë, ish-kreut të UÇK-së.
Mirëpo një ditë më pas, atij i është kthyer kollarja me shqiponjë dhe bashkë me të i është dhënë edhe një sqarim, njofton Klan Kosova.
“Para seancës së djeshme, Sigurimi i ZPS-s i kërkoi z. Krasniqi që ta hiqte kravatën duke kërkuar sqarime nga kryeshefi i paraburgimit nëse rregullat e paraburgimit që ndalojnë veshje të caktuara do të zbatoheshin në këtë rast. Kollarja i është kthyer z. Krasniqi dhe shefi i paraburgimit ka konfirmuar se bartja e saj është e lejuar”, ka thënë ZPS-ja. /Gazeta Enigma