Autoritetet në Australi qëlluar për vdekje një krokodil 4.2 metra të gjatë, pasi i njëjti sulmoi një vajzë 12-vjeçare javën e kaluar, duke e ngrënë të tërën, me eshtrat që u gjetën dy ditë më vonë, transmeton Gazeta Enigma.
Policia e Territorit Verior tha në një deklaratë se rojtarët lokalë vranë krokodilin me lejen e pronarëve tradicionalë, të cilët janë pronarë indigjenë të tokave të rajonit.
Vajza 12-vjeçare kishte qenë duke notuar me familjen e saj javën e kaluar kur u sulmua nga krokodili në Mango Creek, pranë komunitetit të largët Palumpa në Territorin Verior të Australisë.
Të enjten autoritetet gjetën eshtrat e vajzës dy ditë pasi ajo u sulmua.
Kujdestarët e kafshëve të egra ishin përpjekur të kapnin ose qëllonin krokodilin që nga sulmi fatal. Policia tha se krokodili është lokalizuar të dielën dhe është qëlluar.
Sipas policisë, analizat konfirmuan se ishte kafsha përgjegjëse për sulmin fatal.
“Ngjarjet e javës së kaluar kanë pasur një ndikim të madh në familje dhe policia lokale po vazhdon të ofrojë mbështetje për të gjithë të prekurit”, tha zëdhënësja e policisë Erica Gibson.
Vdekja e vajzës erdhi vetëm disa javë pasi autoritetet rajonale miratuan një plan 10-vjeçar që synon të përmbajë numrin e krokodilëve duke rritur shkallën e asgjësimit pranë habitateve njerëzore nga 300 në 1,200 në vit.
Territori Verior regjistroi vdekjen e 15 personave në sulme me krokodil midis 2005 dhe 2014 dhe dy të tjerë në 2018. /Gazeta Enigma