Ministri Aliu: Projektet rrugore po realizohen me ritme të shpejta

Ministri Aliu: Projektet rrugore po realizohen me ritme të shpejta

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se projektet rrugore që po realizohen po ecin “me ritme të shpejta”.

“Është kushtuar kujdes që para se të fillohet me projekte, të ketë proces mirë të organizuar të mbikëqyrjes dhe elaborat të shpronësimit”, tha Aliu para mediave.

“Vendimi i sotëm do të mundësojë që pjesa tjetër e rrugës nga Dollci deri në Zahaq të vazhdojë me shpejtësinë e njëjtë siç qysh po ndodh tek pjesa tjetër pa probleme e telashe siç jemi mësuar t’i shohim në projektet e mëhershme”, deklaroi ministri.

Aliu tha se në fushën e shpronësimit Qeveria Kurti i ka trashëguar 184 milionë euro borxhe, kurse aktualisht borxhi është zvogëluar në 24.36 milionë.

“Në fushën e shpronësimit, borxhet që i kemi trashëguar në shpronësim që kanë qenë total 184 milionë euro dhe nga të cilat 102.8 milionë kanë qenë vetëm për pronarë të pronave private, sot kemi arritur ta zvogëlojmë vetëm në 24.36 milionë euro”. /Gazeta Enigma

Related Articles