Qytetari në Pozheran e gjen një çantë me 7,500 euro brenda, e dorëzon në polici

Qytetari në Pozheran e gjen një çantë me 7,500 euro brenda, e dorëzon në polici

Një qytetar në Pozheran ka gjetur një çantë me 7 mijë e 500 euro brenda saj dhe disa dokumente, ku më pas të njëjtën e ka dorëzuar në polici, njofton Gazeta Enigma.

Ky gjest u duartrokit nga Policia e Kosovës, të cilët më pas kanë arritur ta identifikojnë personin që i kishte humbur çanta dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer çanta me dokumentet dhe paratë.

“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles