Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga Prishtina
Kjo pasi ky i fundit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor gjatë kohës sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. /Gazeta Enigma