Zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka treguar numrin e saktë të kërkesave të serbëve për konvertim të patentë – shoferave.
Ai ka theksuar se numri i saktë është 2 mijë e 251 persona.
Elshani ka treguar edhe ndarjen e kërkesave nëpër komunat veriore; në Leposaviq deri më tani janë 706 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 707, në Zubin Potok 385 dhe në Zveçan 453 kërkesa.