Një burrë në Pejë u plagos këtë mbrëmje me thikë në Pejë.
Ai është dërguar për trajtim në QKUK, pasi gjendja e tij është shumë e rëndë.
Viktima u plagos me thikë, gjersa u raportua nga policia se kjo nisi nga një përleshje në rrugën “Jeton Dedushaj”.
Ndërkaq, për gjendjen e të plagosurit, foli zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili po ashtu thotë se është duke u bërë gjithçka deri në arrestimin e personit të dyshuar.
“Një person është plagosur me thikë, për këtë çështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe Prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha Nikçi.